Takojnë gratë e komuniteteve jo-shumicë për të diskutuar rreth shëndetit fizik e riprodhues.
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe mbështetjen e OSBE-së organizuan takimin me gratë e komuniteteve jo-shumicë, për të diskutuar rreth shëndetit fizik e riprodhues.
Aurorë Osmani, drejtoreshë e DSHMS-së, ka bërë me dije se gjithashtu, këtyre grave do t’iu bëhet mamografia falas, e për të cilën Ministria e Shëndetësisë ka përfshirë specialistët e kësaj fushe.
“Punë të mira po bëjmë”, ka thënë drejtoresha Osmani. /2LONLINE/