Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë me dije se sot ishin në Malishevë të Gjilanit, ku vizituan familjen e dëshmorit të kombit, Abdullah Tahiri.
“Abdullah Tahiri, gjithashtu ishte themelues dhe komandant i Zonës Operative të Karadakut, kontributi i tij për atdheun, vepra e tij heroike dhe aktiviteti për çështjen kombëtare e bëjnë të jetë në mesin tonë gjithmonë. Frymëzimi ynë për punë dhe përkushtim ndaj vendit, vjen nga shembuj të tillë të idealit e atdhedashurisë”, ka shkruar në profilin e tij, ministir Mehaj.
Ja postimi i tij i plotë:
***
Sot ishim në Malishevë të Gjilanit, vizituam familjen e dëshmorit të kombit, Abdullah Tahiri.
Ai ishte njëri nga organizatorët e demonstratave të pranverës 1981, ku më 11 mars 1981, ishte ai që përmbysi tabakun e ushqimit në mensën e studentëve në Prishtinë. Demonstrata ishte tejet e organizuar, ku u kërkua hapur Kosova Republikë.
Abdullah Tahiri, gjithashtu ishte themelues dhe komandant i Zonës Operative të Karadakut, kontributi i tij për atdheun, vepra e tij heroike dhe aktiviteti për çështjen kombëtare e bëjnë të jetë në mesin tonë gjithmonë.
Frymëzimi ynë për punë dhe përkushtim ndaj vendit, vjen nga shembuj të tillë të idealit e atdhedashurisë. /2LONLINE/