Kontingjenti i parë me trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës i cili ka qenë i atashuar në kuadër të Ushtrisë Britanike, pas përfundimit të suksesshëm të misionit në Ishujt Falkland, “Atlantiku”, janë kthyer sot ne Kosovë.
Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari bazuar në vlerësimet dhe diskutimet me partneret Britanik, ka vlerësuar lartë performancën dhe profesionalizimin e treguar. Tutje, KOMFSK potencoi që ky mision është dëshmi e vazhdueshme për ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së dhe rrugëtimin drejt anëtarësimit në NATO dhe organizata tjera të sigurisë.
Për t`i përgëzuar për kthimin në shtëpi dhe suksesin në mision, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës pjesëtarët u mirëpritën nga familjaret, Ministri Mehaj, Komandanti i FSK-së Gjeneral Jashari dhe oficerë e nënoficerë të lartë të FSK-së.
Ky është misioni i dytë jashtë vendi i Forcës së Sigurisë së Kosovës pas atij në Kuvajt përkrahë ushtrisë Amerikane. Aktualisht FSK vazhdon misionin në ishujt Falkland, me kontingjentin e dytë që kanë zbarkuar gjatë këtij muaji.” /2LONLINE/