Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pas konsultave me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, kontakteve direkte gjatë tërë ditës me homologun e tij turk, Ministrin e Mbrojtjes, Hulusi Akar, vendimin e kryeministrit Albin Kurti dhe autorizimit nga ana e Presidentes Vjosa Osmani, ka nisur kontingjentin e specializuar të FSK-së për operacionin humanitar në Turqi, për reagim me rastin e tërmetit të sotëm.
Task-forca e FSK-së përbëhet nga specialistët tanë në kërkim- shpëtim urban, mjekësi emergjente dhe njësitë e K9.
Varësisht nga nevojat dhe kërkesat e ditëve në vijim do të shtohen kapacitetet reaguese për reagim, kërkim- shpëtim dhe sanim të pasojave të tërmetit.
Republika e Kosovës ka ushtrinë profesionale me moral të lartë për të qenë në shërbim të vendit dhe vendeve e popujve miq kudo dhe kurdo që shfaqet nevoja, thuhet në njoftimin e Ministriasë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës . /2LONLINE/