Performanca konjitive lidhet me konceptet, njohjen e modeleve, gjuhën, vëmendjen, aksionin, zgjidhjen e problemeve dhe imazheve mendore.
Nivelet e larta të flavanoleve (një lloj antioksidanti i cili ka shumë ndikim në shëndetin e njeriut) gjenden në çokollatë, por më pak në ato me qumësht dhe në çokollatat e bardha. Ajo gjendet gjithashtu në çaj, verën e kuqe dhe disa fruta si mollët dhe rrushi.
Flovanolet e kakaos, një nëngrup i flovanoleve që gjendet në çokollatë janë të lidhura drejtpërdrejt me funksionet njohëse.
Studiuesit thanë se gjetjet e tyre u mbështetën edhe në kërkimet e fundit të cilat tregojnë se “konsumimi i rregullt i flovanoleve mund të kenë një rol mbrojtës edhe ndaj rënies së funksioneve konjitive për shkak të moshës”.
Konsumimi i çokollatës është i lidhur dukshëm edhe me performancën në memorien vizuale-hapësinore dhe organizimin, me memorien në punë, me skanimin që truri u bënë gjërave dhe ndjekjen e tyre në vazhdimësi dhe me arsyetimin abstrakt.
Kjo do të thotë se ajo mund t’ju ndihmojë në performancën tuaj në shkollë, sidomos gjatë provimeve.