(2L ONLINE) – Në fshatin Dobërqan është mbajtur tubimi me qytetarë me një pikë të vetme të rendit të punës: zgjedhja e Këshillit të fshatit prej 7 anëtarëve dhe e kryetarit te tij. Nga tubimi me një numër të kënaqshëm të pjesëmarrësve dhe nga votimet, kryetar i Këshillit të fshatit u zgjodh Melush Guda.
Kryesuesi i Komisionit komunal Avdyl Aliu tha se Dobërqani është një lokalitet shumë i rëndësishëm për komunën e Gjilanit dhe me atë të këtij Këshilli banorët e tij do ta kenë më të lehtë adresimin e kërkesave të tyre për zgjidhjen e problemeve.
“Le të jetë konstituimi i këtij këshilli në funksion të asaj që Komuna më shpesh ta kthej kryet kah Dobërqani. Dobërqani ka treguar se di t’i kryej të gjitha obligimet që i ka e për këtë arsye edhe komuna e ka për obligim t’ia kthej me investime duke i plotësuar nevojat e fshatit . Dua të ju shprehi mirënjohje për shoqatën “17 Shkurti” , për punët e mira që i bënë kjo shoqatë për fshatin tuaj si për riciklimin e mbeturinave, organizimet e ndryshme kulturore-sportive, aksionet e ndryshme e shumë punë të mira dhe të mbara. Kjo duhet të shërbej si shembull edhe për lokalitetet tjera të Komunës së Gjilanit”, ka thënë Aliu.
Ndryshe, sot do të mbahet tubim i tillë edhe në fshatin Velekincë dhe pas saj mbetet të mbahet edhe një tubim për të përmbyllur dhjetëshen e parë të pilot-projektit të ndihmuar nga Ambasada Amerikane përmes OJQ-së Agro Eko dhe pastaj do të shikohet mundësia se si do të vazhdohet më tutje në konstituimin e këtyre këshillave edhe në fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane të Komunës së Gjilanit./2L ONLINE/