Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, është mbyll konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2018/2019 për nivelin e studimeve baçelor.
Në bazë të statistikave, ka pasur një interesim mjaft të madh të maturantëve për të qenë studentë në Universitetin “Kadri Zeka”, respektivisht në Fakultetin e Edukimit, Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik, dhe atë të Shkencave Kompjuterike.
Fakulteti më i preferuar është Edukimi, ku për një vend studimi garojnë katër studentë.
Universiteti “Kadri Zeka”, në afatin e parë, për vitin akademik 2018-2019, në fakultet për të cilat ka qenë i hapur konkursi, do të regjistrojë 1218 studentë të rregullt në studime baçelor, ku përfshihen edhe studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.
Shpresë Qamili, Prorektore për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve në Universitetin ”Kadri Zeka” në Gjilan tha se procesi i aplikimit dhe pranimit të dokumenteve ka shkuar mjaft mire. “Procesi ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, është administruar në mënyrë efikase, dhe nuk kemi pasur ndonjë problem ose parregullsie në procesin e pranimit të aplikimeve të regjistrimit të të dhënave në sistemin elektronik – online”, tha Prorektorja Shpresë Qamili.
Ndërkohë, në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan të premten, më 20. 07.2018 , do të mbahet provimi pranuese, ora e mbajtjes së provimit pranues dhe salla, do të shpallet në ueb faqen e universitetit www.uni-gjilan.net më datë 19.07.2018.
Të gjithë kandidatët në provim pranues duhet ta posedojnë letërnjoftimin, pa të cilën nuk mund t’i nënshtrohen provimit pranues. Në kohën e mbajtjes së provimit pranues kandidatët nuk mund të kenë pranë vetes telefona celularë dhe asnjë mjet tjetër teknologjik.
Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 23.07.2018 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit. Shpallja e listës përfundimtare bëhet me datë 27.07.2017
Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen. Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakulteti përkatëse më datë 26.07.2018 duke filluar nga ora 10.00
Kandidatët të cilët nuk janë pranuar, mund t’i tërheqin dokumentet e tyre në fakultetin përkatës nga data 24.07.2018 deri më 27.07.2018
Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet në administratën e njësive akademike nga data 10.09.2018 deri më datë 14.09.2018 prej orës 9:00 – 15:00.