Glauk Konjufca thotë se kanë përafruar qëndrimet me partitë e bllokut opozitar por se sipas tij ka ende punë për t’u bërë. Sipas Konjufcës, VV kërkon që subjektet tjera të pajtohen me kornizën politike të VV-së.
“Zoti Haradinaj tha që janë përafruar qëndrimet por ka ende punë për t’u bërë dhe ne mendojmë që do të ishte shumë mirë që të kalojmë fazën e tretë pasi subjektet politike të pajtohen me këtë kornizë politike të Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Konjufca në një intervistë në televizionin Rrokum.
Konjufca tha se partitë e bllokut opozitar u ngutën pak me ndarjen e posteve. Praktikë e tillë sipas tij, është realizuar në të kaluarën, e ai tha se ky bllok synon të sjellë një politikë ndryshe.
“Janë ngutur pak sepse ne po mundohemi të sjellim në Kosovë një mentalitet tjetër politik”, tha ai.