(2L ONLINE) – Policia e Kosovës në dy raste të veçanta ka realizuar dy urdhër kontrolle nga Gjykata Themelore për krime të rënda në dy lokacione të ndryshme në Komunën e Kamenicës. Në rastin e parë njësia e hetimeve e policisë së Kosovës stacioni Kamenicë ka zbatuar Urdhër Kontrollin të lëshuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit- Departamenti për krime të rënda, ku gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit me banim në fshatin Koretin, kanë gjetur një armë e gjuetisë -Bajkal, prodhim Rus, me 20 copë fishekë të kalibrit 16 mm.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se arma është konfiskuar së bashku me një fotroll si dhe rrethatoren e municionit, pasi që i njëjti nuk posedon leje valide për armën.
“Në rastin e dytë Njësitet e hetuese në bashkëpunim me njësitet patrulluese, ka zbatuar Urdhër Kontrollin të lëshuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit- Departamenti për krime të rënda, ku gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar shqiptar shtetas i Kosovës me banim të përhershëm në fshati Tuxhec, komuna Kamenicë është gjetur një armë gjysmë automatike, prodhim Jugosllav, me njëmbëdhjetë (11) copë fishekë të kalibrit 7.62X 35mm”, thotë Hashani.
Pasi që i njëjti nuk posedonte dokumente mbi prejardhjen dhe posedimin e armës, e njëjta bashkë me municion është konfiskuar.
Me urdhër të prokurorit, të dy të dyshuarit janë intervistuar nga Policia e Kosovës dhe rastet veç e veç në procedurë të rregullt i referohet Prokurorisë Themelore. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/