Ish-futbollisti i njohur kosovar, Genc Sermaxhaj tashmë po ushtron profesionin e trajnerit. Sermaxhaj edhe zyrtarisht është emëruar trajner i Juniorëve U19 të Dritës.
Sermaxhaj i cili tashmë është licencuar nga UEFA dhe FIFA me kategorinë B, kjo do të jetë një sfidë e re në karrierën e tij si trajner.
Drejtuesit e klubit i kanë besuar detyrën e re Sermaxhajt, i cili tashmë ka filluar punën e tij prej ditësh me Juniorët e ‘bardhekaltërve’.
Lajmi është zyrtarizuar edhe nga faqja zyrtare e Shkollës së Futbollit të këtij klubi që njëherit i kanë dëshiruar suksese ish-mesfushorit të njohur gjilanas.