Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Florije Ahmeti, i tha Koha. net se gjatë ndërhyrjes për zhbllokimin e Rektoratit të UP-së, policia ka arrestuar 25 studentë protestues.
Ajo nuk sqaroi se çfarë veprimesh të mëtejshme do të merren ndaj të arrestuarve, por njoftoi për dy policë të lënduar.
Ajo paralajmëroi se ndërkohë Policia do të prononcohet përmes një komunikate për atë që ka ndodhur sot gjatë aksionit për zhbllokimin e Rektoratit të Universitetit “Hasan Prishtina”.