Kolegji “Biznesi” organizoi Konferencë Shkencore: “Rrjedhat dhe Sfidat e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës pas Pavarësisë” dhe “Masat për Parandalimin e Zjarreve”
Në kuadër të punimeve të konferencës u prezantuar 17 kumtesa shkencore që i referoheshin fushës së ekonomisë, gjendjes aktuale që mbretëron në zhvillimet ekonomike në Kosovë si dhe specifikat dhe perspektiva e zhvillimit të ekonomisë vendore. Kontribut në konferencën shkencore ofruan Prof. dr. Shyqeri Kabashi, Prof. dr. Musa Limani, Prof. dr. Izet Shehu, Dr. Habib Basholli, Dr. Kudusi Lama, Dr. Xhevat Berisha dhe shumë profesorë e studiues të tjerë.
Konferenca ngjalli interesim të madh tek një numër i madh të pranishmëve e të punëtorëve shkencor si dhe te studentet.
Tema aktuale siç është zhvillimi ekonomik dhe sfidat e saj pas pavarësimit të Kosovës ishte një nga prioritet thelbësore të perspektivës së zhvillimit të ekonomisë dhe kapitalit vendor të trajtuara në konferencë.
Në konferencë u trajtuan tema që ndërlidhen me zhvillimin ekonomik të vendit në fushën e makroekonomisë dhe mikroekonomisë, cilësia e produkteve, investime e huaja direkte, rritja e punësimit, zhvillimin e NVM, si dhe temat që ndërlidhen me kapacitetet energjetike të shtetit.
Politikat avancuese të zhvillimit ekonomik të shtetit, ndërtimin e kapaciteteve mikro-makro ekonomike të ekonomisë vendore, dominuan si prioritete shtetëror në kuadër të punimeve të konferencës.
Nga sektori i emergjencave dominuan temat si në vijim: Elementet e analizës dhe vlerësimit të rrezikshmërisë nga zjarri në pyje dhe kullota si dhe punimet e shuarja e zjarreve nga ajri, dhe tema trajnimi dhe edukimi për parandalimin e zjarreve dhe aksidenteve në trafik. Në fund të konferencës u prezantuan përfundimet dhe rekomandimet e dala nga konferenca.
Të gjitha punimet do të botohen në revistën shkencore të kolegjit Biznesi.