(2L ONLINE) – Pas përmbylljes së Festivalit Ndërkombëtar të Prishtinës (18 – 28 Maj), ReMusica sot, me 29 Maj ne oren 11:00, organizoi KONCERT për femijë dhe te rinj me nevoja të veçanta, Down Syndrom dhe Handicap, ne Qendren Burimore “Perparimi.
Meqenëse, ardhja e tyre në Festival ishte e vështirë dhe dëshira e tyre për ta përcjellë këtë Festival ishte shumë e madhe, ReMusica me ekipin e tij në bashkëpunim me artistët e muzikës klasike, ofroj programe në lokalet e tyre, në mënyrë që ata ta ndjejnë më prej afër frymën dhe atmosferën festive të këtij Edicioni të ReMusica-s.
Në programin humanitar të ReMusica-s, morren pjesë artist, instrumentist nga Kosova dhe Shqipëria, program ky i shkëputur nga Edicioni i 13 të i Festivalit Ndërkombëtar të Prishtinës./2L ONLINE/