Banorët e komunitetit rom, kanë vendosur që në kuadër të projektit të Komunës së Gjilanit, buxhetimi me pjesëmarrje “Merr pjesë dhe vedos”, të rregullohet ndriçimi publik.
Drejtoresha e Administratës Administratës së Përgjithshme Arbenita Sopi Haziri, tha se rregullimi i ndriçimit publik aty ku më tepër është i koncentruar komuniteti, është projekti i radhës që fitoi votat e komunitetit rom si propozim i tyre në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje.
Ajo tha se komuniteti rom mori pjesë dhe vendosi për ndriçim në lagje. /2LONLINE/