Banorët e fshatit Smirë të mbështetur nga Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria Komunale e Arsimit, mësimdhënësit por edhe punëtorët teknik të shkollës fillore të mesme të ultë “Dëshmorët e 5 Prillit’ me punë vullnetare kanë bërë ngjyrosjen e brendshëm të hapësirës së këtij objekti shkollor si dhe kanë rregulluar oborrin e shkollës.
Punën vullnetare në shkollë e ka mirëpritur Fatbardha Emini, Drejtoresh e Drejtorisë Komunale të Arsimit e cila i falënderoj të gjithë banorët e Smirës por edhe të gjithë vullnetarët e tjerë që kanë punuar me përkushtim në rregullimin e ambientit shkollor. Ajo shtoj se kjo nismë është përkrahur nga Komuna e Vitisë.
Përndryshe puna në rregullimin e ambientit shkollor është bërë në prag të fillimit të vitit shkollor 2018/19.