Në dëgjimin publik të mbajtur sot me përfaqësuesit e pensionerëve, u ngritën mjaftë shumë shqetësime, probleme dhe vështirësi me të cilat përballen ata/ato në jetën e përditshme, bëhet me dije nga Drejtoria për Buxhet e Financa e Komunës së Gjilanit.
Më tej thuhet:
Kërkesa e tyre kryesore ishte përkujdesi më i madh institucional për këtë kategori që kanë më së shumti nevojë për mbështetje.
Ata duan shërbime të shtuara për përkujdejsje shëndetësore nëpër shtëpitë e tyre, furnizim me barna (jo vetëm të atyre esenciale), subvencionim të transportit publik, funksionalizimin e shtëpisë së pleqve, lirim nga pagesat për shërbime komunale.
Ne si institucione komunale do të angazhohemi dhe do ti planifikojmë në buxhetin komunal, disa nga kërkesat që mund ti plotësojmë sipas mundësive buxhetore për vitin 2023 e tutje. /2LONLINE/