Komunitetet joshumicë duan përkrahje më të madhe nga institucionet komunale
Në takimin e mbajtur me qytetarët e komunitetit Rom, dëgjuam shumë probleme që ata kanë, si dhe diskriminimi i madh që i bëhet atyre.
Kryetari Alban Hyseni, i shoqëruar nga ministri Elbert Krasniqi, u zotua se pas ardhjes së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në krye të komunës, diskriminimi ndaj këtij komuniteti nga institucionet komunale do të marë fund.
Ne besojmë në barazi, andaj edhe e promovojmë dhe do ta zbatojmë atë.
Vetëm nëse jemi të bashkuar të gjithë, mund të arrijmë realizimin e synimeve tona të përbashkëta.
Bashkë qeverisim!
#përtëgjithashtresat
Sekretariati për Media dhe Komunikim – Lëvizja VETËVENDOSJE! – Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/