Jo kot thuhet se komunikimi është arma më e fuqishme që kemi për të ndërtuar një marrëdhënie të shëndoshë me njerëzit e veçanërisht me fëmijën! Komunikimi është ecuria kryesore që na ndihmon dhe e lejon shkëmbimin apo bartjen e informatave me botën e jashtme.
Shkruan: Doruntinë Ferati
Të kyçesh dhe bëhesh pjesë e botës së fëmijëve është pak e vështirë por të njëjtën kohë është një nga gjërat më të bukura që përjeton individi…mund të thuhet se rritja e fëmijës është një nga përpjekjet më të rëndësishme për dikë që e përjeton këtë proces!
Për familjen dhe shoqërinë në tërësi është shumë e rëndësishme që ti mësojmë fëmijët të jenë; të fortë, inteligjentë, të ndjeshëm, të kujdesshëm, tolerant, të besuar dhe produktiv! E gjithë ky vetëdijesim tek fëmijët bëhet përmes fuqisë së madhe që posedon komunikimi.
Ne, shpesh pa vetëdije dhe pa dashje i bëjmë fëmijë të varur nga kushtëzimet e ndryshme! Pra, e kushtëzojmë për të bërë diçka, duke i dhënë diçka tjetër në këmbim.
Ky lloj i kushtëzimit në raport me fëmijët nuk është i duhuri, dhe aspak i mirë. Një kushtëzim i tillë nga ne mund ti lë pasoja që ndikojnë gjatë gjithë jetës tek fëmija, pra kalon në shprehi.
Ne, në vend që të përdorim këtë lloj të komunikimit me fëmijët, është shumë më mirë ti shpjegojmë atij se nuk duhet të jetë i varur dhe i kushtëzuar në asnjë moment. Në këtë mënyrë, pra përmes një komunikimi dhe bartje të një informacionit të thjeshtë por me një peshë shumë të madhe, ne e bëjmë fëmijën më të përgjegjshëm dhe më të vetëdijshëm
Gjatë komunikimit me fëmijë duhet ti kemi parasysh këto 7 rregulla:
• Bini në nivel të botës së fëmijës ( moshës )
• Bëhuni natyral në komunikim
• Të jeni të durueshëm
• Gjeni kohë për fëmijët
• Duhet ti kuptoni fëmijët tuaj
• Ti ndëgjoni dhe
• Ta respektoni mendimin e tyre!
Gjithashtu vlen të theksohet se nëpërmjet një komunikimi dhe marrëdhënie efektive me fëmijët, ata mësojnë edhe më shumë për veten dhe botën, gjithashtu krijojnë një jetë më pozitive.
Pa harruar një komunikim efektiv një e ardhme efektive, një komunikim i qartë dhe pozitiv një jetë më e shëndetshme.