Referuar të dhënave që i ka ofruar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, për rastet pozitive me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privat, me metodën RT-PCR, në nivel vendi janë testuar gjithsej 3.454 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 426 raste pozitive.
Prej tyre, 26 raste pozitive me COVID-19 janë nga Komuna e Gjilanit, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Bëhet e ditur se prej këtyre 26 rasteve të reja pozitive me COVID-19, në Gjilan janë 23 raste, 2 të tjera në fshatin Zhegër dhe 1 në fshatin Llashticë.
Përndryshe, Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, në takimin e të premtes, ku kishte vlerësuar situatën e dy ditëve të fundit, u ka bërë apel qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës. /2LONLINE.com/