Statuti i miratuar nga Komuna e Zveçanit javën e kaluar nuk u është përmbajtur Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale. Aty nuk figurojnë stema dhe mbishkrimi Republika e Kosovës.
Në kopjen e statutit, të cilën e ka siguruar gazeta Koha, shihet se megjithëse është shmangur Rezoluta 1244, aty nuk figurojnë stema dhe mbishkrimi “Republika e Kosovës” ashtu siç e kërkon Ligji për vetëqeverisje lokale.“Simbolet e Komunës (stema, emblema, flamuri dhe vula) do të definohen me procedurë të posaçme, e cila do të jetë e miratuar me dy të tretat e shumicës, nga ana e Kuvendit Komunal të Zveçanit”, thuhet në nenin 5 të Statutit të Komunës së Zveçanit.
Eshtë kërkuar nga kjo komunë që të ndryshojë nenin 5 dhe të definojë qartë përmbajtjen dhe ëmlemën e Komunës.Megjithëse thiren në ligjin për vetqeverisjen lokale, aty nuk ceket numri i ligjit dhe organi që e ka miratuar atë, e që është Kuvendi i Kosovës.