Komunat dhe mërgata në Gjenevë të Zvicrës dhe Annemasse të Francës të gatshme për investime në Komunën e Vitisë.
Gjenevë –Zvicër, Annemasse –Francë – Delegacioni I Komunës së Vitisë, më në krye kryetarin e komunës, Sokol Halitin, ka përfunduar vizitën katër ditore në Gjenevë të Zvicrës, si dhe në Annemase të Francës.
Gjatë kësaj vizite e cila u realizua në bashkëpunim të ngushtë me Projektin për Aftësim dhe Punësim Rural që në Kosovë implementohet nga Helvetass Intercooperation si dhe shoqatën e mërgimtarëve “Vitia”, shoqatën e miqësisë franko – shqiptare me seli në Anemasse si dhe shoqatën Iliria me seli në Sant Julian, kryetari Haliti dhe delegacioni I tij në përbërje Veton Ademi, drejtor për bujqësi , Mentor Rexhepi e Ibrahim Sefedini nga zyra për investime dhe mbështetje të bizneseve, si dhe Vlora Kastrati nga projekti APR I Helvetass Intercooperation, janë realizuar një numër I madh I takimeve.
Takime pati me kryetar të komunave të Gjenevës si dhe Annemassit, drejtues të Odës Ekonomike të Gjenevës, me investitorë zviceran dhe afaristë vitias si dhe është organizuar një konferencë me investitor nga mërgata vitiase dhe investitor zviceran.
Kështu kryetari Haliti ka realizuar takime të veçanta me kryetarin e parlamentit të Republikës së Genevës, kryetarin e qytetit të Genevës, kryetarin e komunës së Vernies të Genevës, kryetaren e komunës së Plan –Ouats, kryetarët e 12 komunave të rrethit të Annemassit dhe Gjenevës së madhe, zëvendës drejtorin e odës ekonomike Gjenevës.
Në gjitha këto takime kryetari Haliti dhe delegacioni I tij kanë prezantuar potencialet e komunës së Vitisë për zhvillim ekonomik dhe mundësitë që ofron kjo komunë për të investuar nga investitorët e jashtëm.
Drejtuesit e institucioneve sit ë Gjenevës ashtu edhe komunave të Francës , kanë shpreh gatishmërinë që të vizitojnë Vitinë dhe nga afër të njihen me mundësitë që kjo komunë ofron për investime si dhe kanë shprehur përkrahjen e tyre për Komunën e Vitisë.
Kurse në konferencën me investitorë, ku në detaje u prezantuan potencialet e Komunës së Vitisë për investime, investitorë të shumtë kanë shpreh interesimin e tyre për të investuar në shërbimet publike, zhvillim të bujqësisë, plasman të bimëve mjekuese dhe prodhimeve bujqësore, menaxhim të mbeturinave etj.
Gjithashtu me kryetarin e Komunës së Gillard të Francës Jean Paul Bosland, janë pajtuar që të zhvillojnë aktivitetin e parë të përbashkët mbi bazën e memorandumit të bashkpunimit mes dy komunave Viti-Gillard, atë për trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve të brigadës së zjarrëfikësve në Viti dhe në disa komuna të Kosovës.
Vizitën në Gjenevë dhe Annemasse, kryetari Haliti dhe delegacioni I tij e përfundoi me një konferencë shtypi që u organizuar nga Klubi I Gazetarëve Zviceranë me seli në Gjenevë.
/Ibrahim Sefedini- Gjenevë, Annemasse/