/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit ka publikuar sot në versionin elektronik buletinin e radhës për 6-mujorin e radhës mjaft voluminoz, i cili ka 160 faqe.
Në këtë përmbledhje për gjashtë muajt e qeverisjes së vitit 2016, qytetarët e Gjilanit mund të informohen për investimet në arsim, shëndetësi, bujqësi, infrastrukturë, banimit social, e lëmitë tjera, sikurse edhe informatat për funksionin e Kuvendit Komunal, komitetet, përfshirë edhe konferencat për media të shefave të grupeve politike, të cilat janë standard i ri në Republikën e Kosovës.
Publikimi i këtij Buletini hapet me editorialin e kryetarit, i cili flet për të arriturat, sfidat dhe projektet për gjashtë mujorin e parë, sikurse edhe informata tjera tejet të rëndësishme në funksion të transparencës ndaj publikut.
Ky është numri i dytë që po publikohet në vetëm në versionin elektronik, shkaku i dietës buxhetore në shpenzime të vendosur nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Buletini, i cili përgatitet nga Zyra për Informim, është publikuar në ueb faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit, ndërkaq numri i ardhshëm do të publikohet në fillim të vitit 2017. /2L ONLINE/