/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani me bashkëpuntorë pas kërkesës së klubit të atletikës Rogana për intervenimin në rregullimin e shiritit për vrapim ka vizituar punimet në këtë terren, me këtë rast ai tha se kjo është një mbështetje shumë e vogël nga komuna duke pas parasysh sukseset e këtij klubi.
“Tanimë sportistët e klubit me pjesëmarrjen e tyre në garat kombëtare dhe ndërkombëtare kanë kaluar nivelet lokale të mbështetjes. Ne gjithëmonë do t`ju mbështesim dhe do të bëjmë përpjekje që të gjejmë mundësi në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe donatorë të tjerë për krijimin e kushteve më të mira terreneve sportive për ju”ka thënë Sinani.
Klubi atletik Rogana është kampion I Europës për shtete të vogla dhe nënkampion ballkanik dhe pjësëmarrës nga ky klub i atletikës në olimpiadën e Brazilit kanë qenë dy atletë dhe në shumë gara tjera ndërkombëtare marrin pjesë këta sportist të dalluar. /2L ONLINE/