(2L ONLINE) – Janë shpërndarë 33 makina për mjeljen e lopëve për 33 fermerë të komunës së Vitisë. Ky donacion i komunës së Vitisë, në bashkëpjesëmarrje me fermerët, është realizuar me qëllim të përmirësimit të kushteve për punë të fermerëve.
Me rastin e ndarjes së këtyre makinave, kryetari I komunës Sokol Haliti është shprehur se kjo ndihmë e komunës, nuk do të ndalet me kaq, por do të vazhdojmë edhe më tej tek fermerët tjerë që kanë nevojë për një ndihmë të këtillë me fillimin e vitit të ardhshëm.
“Bujqësia dhe blegtoria janë prioritete e kësaj qeverisje, ngase është degë kryesore e ekonomisë, degë e cila gjeneron të hyra dhe punësim. Mirëpo më së shumtë më gëzon fakti që ju jeni të interesuar dhe po zgjeroni fondin dhe veprimtarin e juaj , andaj bashkëpunimi mes nesh do të jetë shumë i ngushtë. I ftoj gjithë fermerët që të vazhdojnë të na kontaktojnë dhe ne do të jemi në terren dhe të ju vizitojmë që të ju ndihmojmë fermave e të njihemi me nevojat që kanë, ka thënë kryetari Haliti.
Ai ka premtuar që investimet do të vazhdojnë edhe në fusha tjera të bujqësisë, pemëtarisë etj. Ndërsa fermerët fitues të këtij donacioni falënderuan Institucionet komunale të Vitisë për ndihmën e vazhdueshme që po u bëjnë atyre dhe për interesimin në zhvillimin e bujqësisë në përgjithësi. /2L ONLINE/