(2L ONLINE) – Me qëllim të krijimit të kushteve për zhvillimin e aktiviteteve sportive, konkretisht në futboll Komuna e Vitisë ka investuar në asfaltimin e fushës së futbollit në fshatin Sadovinë të Jerlive si dhe është në përfundim e sipër ndërtimi i një fushe të tillë në oborrin e shkollës fillore “Bafti Haxhiu” në Viti.
Përndryshe vlera e ndërtimit të këtyre fushave është mbi 25 mijë euro ndërsa pos asfaltimit të tyre është paraparë të bëhet shenjëzim si dhe vendosja e portave të futbollit.
Ndërkaq muaj më parë është bërë inaugurimi i fushës sportive në Skifteraj e cila është donacion nga niveli qendror./2L ONLINE/