(2L ONLINE) – Pas intervenimeve të shumta për të sanuar gjendjen pas reshjeve të mëdha të shiut, Shtabi Emergjent i Komunës së Gjilanit ka intervenuar edhe në rrugën e shkollës në lagjen e VIII-të, për t’ju mundësuar qytetarëve që të shkojnë në shtëpitë e tyre.
Në vendin e ngjarjes ka qenë edhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Sokol Haziri, i cili tha i tërë stafi është terren kudo në qytet për t’i ndihmuar qytetarët, duke besuar që deri nesër gjithçka do të jetë në rregull.
“Këto janë veprime emergjente për të sanuar prishjet e kësaj rruge, e cila pas reshjeve të djeshme të shiut ka pësuar dëmtime shumë të rënda. Është e planifikuar për asfaltim më vonë dhe nuk do të bëjmë shpenzime të mëdha, por vetëm nujë veprim emergjent sa për t’iu mundësuar qasje qytetarëve për në shtëpitë e tyre. Do të rregullohet me zhavorr dhe do të jetë e kalueshme”, ka thënë drejtori Haziri.
Gjatë ditës së djeshme, përfshirë edhe natën, Shërbimet emergjente të Komunës së Gjilanit kanë pranuar shumë kërkesa nga qytetarët për intervenim, ku ka pasur nevojë për largimin e ujit nga bodrumet përmes pompave thithëse. /2L ONLINE/