/2L ONLINE/ – Komuna e Kamenicës ndër të arriturat e këtij mandati patjetër se do të veçoj edhe transparencën në punë dhe kthimin e besueshmërisë së qytetarëve në institucionet lokale. Përmes një shkrimi me plot të pavërteta, dega e LDK-së tentoi të njollos punën e institucioneve komunale dhe të kryetarit Sinani.
Kështu thuhet në një reagim të Komunës së Kamenicës ndaj akuzave të LDK-së, dega në Kamenicë, subjekt ky opozitar, që i kishte bërë të martën përmes një komunikate. Për më tepër shih: LDK: Pushteti në Kamenicë po i shkelë të drejtat e lirisë së shprehjes dhe informimit
Mëç tej thuhet “Kryetari Begzad Sinani po përballet me një situatë aspak të mirë përsa i përket gjendjes në të cilën LDK-ja e ka sjellë këtë komunë.
Degradimi dhe masakrimi i shtretërve të lumenjve, ambientit,infrastrukturës rrugore në Desivojcë,Lajçiç dhe Shipashnicë e mban vulën e LDK-së, kjo parti është përgjegjëse kryesore për tërë këtë situatë, dhe ne vetëm po angazhohemi që të sanojmë sadopak gjendjen në të cilën e ka sjellë komunën tonë kjo parti tashmë me shumë probleme të vetat të brendshme”. /2L ONLINE/