Institucionet Komunale të Vitisë me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion po vazhdojnë punimet në vendosjen e sinjalistikës rrugore në këtë komunë.
Me këtë rast sot në qytetin e Vitisë kanë vazhduar punimet në vendosjen e sinjalistikës rrugore të cilët nga afër i ka vizituar Skënder Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit në Viti.