Komuna e Vitisë vazhdon me hapjen e përroskave, kanaleve dhe lumenjve, bujqit shprehën falënderues pasi që po mbrohen kulturat bujqësore nga vërshimet e mundshme, thonë zyrtarë komunal.
Komuna e Vitisë, po vazhdon të kujdesët për ruajtjen e tokave bujqësore, por edhe të ekonomive familjare duke bërë pastrimin dhe hapjen e përroskave, kanaleve dhe lumenjve në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune.
Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot punimet që po zhvillohen në pastrimin e përroskës në rrugën Viti-Ramnishtë, saktësishtë në drejtim të fshatit Mogillë të Komunës së Kllokotit.
Këto punime janë mirëpritur nga banorët në veçanti nga fermerët të cilët potencuan se hapja e përroskave ndikon pozitivisht në ruajtjen e tokave bujqësore nga vërshimet e mundshme.