Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, bashkë me qytetarët vitias dhe KFOR-in Amerikan, sonte kanë bërë ndezjen e dritave festive në sheshin “Nijazi Azemi- Komandant Mjekra” në Viti, e cila është dekoruar për nder të festave të fundvitit.
Kryetari Haliti pas ndezjes së dritave festive ju ka uruar qytetarëve shëndet dhe mbarësi në vitin në vijim dhe ka bërë thirrje që të festohen këto festa të fundvitit në paqe dhe harmoni mes njëri tjetrit. /2LONLINE/