/2L ONLINE/ – Në kuadër të javës së Bibliotekës së Kosovës, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Vitisë në bashkëpunim me Bibliotekën Komunal të Vitisë kanë mbajtur sot një aktivitet i cili ka për qëllim falënderimin e të gjithë atyre që kanë kontribuar në pasurimin e kësaj biblioteke me tituj të rijnë të librave.
Kaltrina Sylejmani, Drejtoresh për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti tha se kjo ngjarje i ka bashkuar shumë njerëz dhe atë duke u referuar se në këtë komunë kanë ekzistuar ndër shkollat e para shqipe në Kosovë duke potencuar se për këtë ajo ndihet shumë krenare.
Ajo ndër tjerash tha se biblioteka e qytetit të Vitisë po pasurohet çdo ditë me tituj të rinjë dhe atë falë donatorëve dhe atyre që e duan fjalën e shkruar.
“Me këtë rast dua të falënderoj donatorët të cilët po kontribuojnë në pasurimin e bibliotekës në Viti e ndër to janë i Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, autorët vendor, Rotary Club në Viti si dhe të gjithë të tjerë të cilët po kontribuojnë në këtë drejtim“ u shpreh Drejtoresha Sylejmani.
Ndërkaq në emër të Bibliotekës së Vitisë ka folur përgjegjësja e kësaj biblioteke Sadije Dauti.
Ndërkaq Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash tha se Qeveria Komunale e Vitisë është duke punuar që të krijojnë biblioteka të mirëfillta dhe të mira me qëllim që ato të shfrytëzohen në të gjitha shkollat e kësaj komune.
Gjatë këtij takimi ka folur edhe Prof. Dr. Isak Shema si dhe disa të tjerë ndërkaq për të gjithë ata që kanë kontribuar në pasurimin e kësaj biblioteke por edhe për lexuesit e saj të rregullt komuna e Vitisë ka shpërndarë mirënjohje.
Ndërkaq më pas të pranishmit kanë vizituar ekspozitën në galerinë e arteve të përgatitur nga Shoqata e Artisteve Figurativ “ Gursel Sylejmani” në Viti./2L ONLINE/