Në ceremoninë e shpërndarjes së fidaneve të dredhëzës sot në Viti, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka bërë të ditur se në bazë të kërkesave të fermerëve për interesim në kultivimin e bletarisë, pemtarisë, perim kulturës, blegtorisë etj, ka rritur buxhetin e subvencioneve për 100 mijë euro apo shprehur në përqindje për 150%, krahasuar me vitin e kaluar.
Ndërkohë, sot u bë shpërndarja e fidaneve të dredhëzës për 7 fermerë të komunës së Vitisë, të cilët janë përfitues të projektit të përbashkët mes komunës së Vitisë, Caritasit zviceran dhe me participim të fermerëve.
Tre nga këta përfitues do të mbjellin nga 20 ari sipërfaqe me fidane të dredhëzës dhe katër me nga 10 ari.
Ditë më parë, këta fermerë janë pajisur me sistemin e ujitjes me rrethoja dhe elementet tjera.t janë përfitues të projektit të përbashkët mes komunës së Vitisë, Caritasit zviceran dhe me participim të fermerëve.
Tre nga këta përfitues do të mbjellin nga 20 ari sipërfaqe me fidane të dredhëzës dhe katër me nga 10 ari.
Ditë më parë, këta fermerë janë pajisur me sistemin e ujitjes me rrethoja dhe elementet tjera. /2LONLINE.com/