Nënkryetari për Komunitete në Komunën e Kamenicës, Bojan Stamenkoviç, ka pritur në takim përfaqësueset e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica (IBC-M).
Në këtë takim përveç nënkryetarit Stamenkoviç ka marr pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Sinbad Sonki, si dhe zyrtarë të tjerë komunal.
Nënkryetari Stamenkoviç së bashku me përfaqësuesit e kolegjit IBC-M disktuan për mundësitë për bashkëpunim të ardhshëm ndërmjet dy institucioneve.
Stamenkoviç ka thënë se fokusi i veçantë në këtë bashkëpunim do të jetë në mbështetjen e mëtutjeshme dhe përfshirjen e grupeve minoritare që banojnë në zonën e Komunës së Kamenicës.
“Falenderoj përfaqësueset e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica (IBC-M) për gatishmërinë për takim. Si rezultat konkret pas takimit fillestar janë 3 bursa të plota të siguruara nga IBC-M për 3 kandidatë të talentuar për studime në IBC-M të referuara nga Komuna e Kamenicës”, ka thënë ai.
Ndërsa prfaqësueset e kolegjit “IBC-M” kanë shprehur falënderime të mëdha për udhëheqjen e Komunës së Kamenicës, për një fillim shumë të suksesshëm të partneritetit.
“Ne mezi presim bashkëpunim të frytshëm në të ardhmen me qëllim të përmirësimit të standardit të jetesës dhe kushteve ekonomike për grupet e pakicave në këtë komunë”, theksuan ato.