Në kuadër të aksionit për mbjelljen e pemëve dhe drunjëve dekorativ që është duke zhvilluar nga Institucioni Mikrofinanciarë FINCA, sot në komunën e Vitisë ka filluar mbjellja e 50 pemëve dhe drunjëve dekorativ, përskaj rrugës “Tirana”.
Me këtë rast, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka falënderuar FINCA-n për këtë donacion, që ka për qëllim ruajtjen e ambientit dhe krijimin e një mjedisi të pastër edhe për brezat e ardhshëm.
Përndryshe në këtë aksion, janë të përfshira 15 komuna të Kosovës. /2LONLINE/