Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim znj. Caroline Ziadeh, shefe e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), e cila i dorëzoi kryetarit Haliti çelësat e një veture që do të jetë donacion nga ky mision për këtë komunë.
Kjo veturë është e dyta, pas asaj që i’u dhurua ditë më parë, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Me rastin e pranim dorëzimit të këtij donacioni, kryetari Haliti e ka falënderuar atë dhe misionin në fjalë për donacionin e dhënë, duke e çmuar lartë donacionin në fjalë.
Ai gjithashtu e njoftoi znj. Ziadeh lidhur me zhvillimet e gjithmbarshme në Viti, në veçanti mbi projektet e realizuara por edhe planet për të ardhmen në interes të të gjithë qytetarëve të kësaj komunë pa dallim, duke shtuar se komuna e Vitisë është një komunë me një bashkëjetesë dhe harmoni në mes të komuniteteve kombëtare dhe fetare.
Znj.Caroline Ziadeh, shefe e Misinionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, çmoi lartë angazhimin e Institucioneve komunale të Vitisë, konkretisht në krijimin e klimës së mirë ndëretnike e ndër fetare në këtë komunë, duke përgëzuar kryetarin Haliti dhe ekipin e tij, për këtë përkushtim.
Sidomos, ajo përmendi gatishmërinë e Institucioneve komunale për investim në rivitalizim të objekteve shkollore multietnike, sikur ajo në Binqë, ku tha se Vitia është model i bashkëjetesës dhe bashkëpunimit të mirë të të gjithë qytetarëve që jetojnë këtu.
Në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e mirë, kryetari Haliti, i dha një dhuratë modeste znj. Ziadeh. /2LONLINE/