Në Komunën e Vitisë po vazhdojnë masat e luftimit të virusit pandemik COVID-19. Me rekomandimin e Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, sot sërish u bë dezinfektimi i ndërtesës ku banon familja e njërit nga të infektuarit në qytetin e Vitisë.
Janë trajtuar me preparate dezinfektuese ashensorët, shkallët, korridoret, hapësirat përreth ndërtesës dhe është klorifikuar oborri dhe rruga.
Dezinfektim është bërë edhe në ambientet e komunës dhe të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim si dhe objekti i stacionit Policor të Kosovës, në Viti.
Gjithashtu janë pastruar dhe klorifikuar rrugët dhe trotuaret në Viti dhe në Komunën e Kllokotit.
Komuna e Vitisë dhe Qendra Operative është në gatishmëri 24 orë për të ofruar shërbimet e duhura dhe për të mbajtur gjendjen nën kontrollë.