Në përvjetorin e rënies së dëshmorëve, Nijazi Rexhepi dhe Florin Maliqi një delegacion i kryesuar nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka bërë sot homazhe të varrezat e dëshmorëve në Viti dhe kanë vendosur kurore lule.
Homazhe kanë bërë edhe Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, Avdyl Bajrami nga OVL- UÇK, dega në Viti dhe të tjerë të cilët tek varrezat u pritën nga familjarë të dëshmorëve.