Komuna e Vitisë si lider i aplikimit të koncept notës në Komisionin Europian, është takuar me komunën bashkëaplikuese Gostivarin, njofton zyra për informim e komunës së Vitisë.
Pas aprovimit të koncept notës nga aplikimi për grantin në Komisionin Europian, përkatësisht në programin e Cross Border Cooperation, kryetari i Vitisë. Sokol Haliti, ka zhvilluar sot takimin e parë me kryetarin e komunës bashkëaplikuese Gostivarin, Arben Taravari.
Ky takim, kishte për qëllim definimin në detaje të këtij projekti, i cili ka për qëllim investimet kapitale për dy komunat ndërkufitare. /2LONLINE/