Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt në të cilën është diskutuar mbi gjendjen e pandemisë në komunën e Vitisë.
Gjatë këtij takimi Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti bëri me dije se deri me tani janë 137 raste aktive të qytetarëve të prekur me virusin COVID-19. Ai ka shfrytëzuar rastin që të ju shpreh ngushëllime të gjithë atyre që kanë humbur anëtarët e familjes nga ky virus.
Kryetari Haliti gjithashtu kërkoj nga qytetarët që të respektojnë udhëzimet e ekspertëve të mbajnë distancë, të mbajnë maska dhe të kujdesën për higjienën personale duke potencuar se duke ruajtur vetën ata ruajnë edhe të tjerët.
Ai bëri me dije se Komuna e Vitisë po vazhdonë me masa parandaluese kundër përhapjes së këtij virusi.
Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, theksoj se pas vendimit të fundit të Ministrit të Shëndetësisë orari i kufizimit të lëvizjes është larguar në Viti.
Megjithatë ai theksoi se Policia në bashkëpunim me Inspektoratin po vazhdojnë me shqiptimin e gjobave ndaj atyre që nuk respektojnë vendimet kundër përhapjes së virusit.
Ndërkaq Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti, bëri me dije se 24 mësimdhënës dhe 2 nxënës janë të prekur nga virusi COVID-19. /2LONLINE.com/