Komuna e Vitisë ka mbajtur sot diskutimin publik për planifkimin e buxhetit komunal 2018-2020 me fermerët vitias.
Gjatë këtij diskutimi fermerët pos që u njohën me draft buxhetin për vitin në vijim, ata kanë parashtuar edhe këreksat dhe nëvojat e tyre për investime në sektorë të ndryshëm të bujqësisë.
Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, i cili edhe bëri hapjën e këtij diskutimi publik kërkoj nga fermerët që të paraqesin nëvojat e tyre për investime.
Gjithashtu ai bëri me dije se fondi kryesor në fushën e bujqësisë është në nivel qendoror. Megjithatë Drejtori Ademi potencoi se kjo komunë përmes projekteve të ndryshme po ndihmon drejtpërdrejte zhvillimin e sektorëve të ndryshme të bujqësisë.
Kurse zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu tha se kjo komunë përmes këtyre diskutimeve publike po merre prioritetet jo vetëm të qytetarëve por edhe të kategorive të ndryshme të shoqërisë vitias me qëllim që kur të hartohet buxheti final të merren parasysh kërkesat dhe nevojat e tyre për investime.
Kurse Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, duke prezantuar draft buxhetin e komunës për vitin 2018 ndër tjerash tha se nëse e bëjmë një krahasim të buxhetit të vitit 2017 me vitin 2018 atëherë buxheti komunal për vitin 2018 ka shënuar rritje dhe atë edhe në kategorinë ekonomike për investime kapitale.
Kurse gjatë këtij takimi fermerët falënderuan institucionet komunale në veçanti drejtorin Ademi për siç thanë ata punën e mirë që po e bënë në përkrahjen e sektorëve të ndryshme të Bujqësisë në Viti.
Megjithatë fermerët patën kërkesa të ndryshme ndero to ata kërkuan që të shikohen mundësitë e rritjes së buxhetit në sektorin e bujqësisë, të përkrahen bletarët me pajisjet e nevojshme për punë, të ndahet një buxhet i veçantë në kuadër të komunës për nevoja emergjente si dhe të ju bëhet presion nivelit qendror që ata të kompensohen për dëmet të shkaktuara nga fatkeqësisht natyre.
Gjithashtu disa nga ta kërkuan mundësitë që fermerët të përkrahën më shumë në ngritjen e serrave pasi që sipas tyre kjo mënyrë e kultivimit të produkteve bujqësore është më e sigurt nga fatkeqësitë natyrore.