(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar shkollat fillore “Bafti Haxhiu” në Viti si dhe shkollën “Ndre Mjeda” në Kabash ku është bërë asfaltimi i rrugëve prej shkollave e deri në rrugën kryesore gjithashtu Institucionet Komunale të Vitisë janë përkujdesur edhe për rregullimin e autoparkingjeve të këtyre dy shkollave.
Asfaltimi i këtyre rrugëve është bërë me qëllim të lehtësimit të qasjes së nxënësve dhe personelit arsimor në këto shkolla pasi që rrugët për gjatë tyre ishin në gjendje jo të mirë dhe pothuajse të pakalushëme.
Realizimi i këtij projekti është mirëpritur nga prindërit e nxënësve të cilët shprehen se për vite të tëra fëmijët janë përballur me vështirësi sidomos gjatë vjeshtës dhe dimrit.
Projekti i asfaltimit të këtyre rrugëve është bërë me mjete vetanake të komunës së Vitisë dhe vlera e saj është rreth 10 mijë euro. Përndryshe kjo komunë gjatë këtij viti në shkollën fillore “Bafti Haxhiu” në Viti ka bërë rregullimin dhe asfaltimin e fushës së futbollit./2L ONLINE/