Para hapjes së shkollave dhe fillimit të procesit mësimor, në të gjitha shkollat e komunës së Vitisë, është bërë dezinfektimi i shkollave dhe çerdheve publike, pas një kohe të gjatë të pushimit veror.
Komuna e Vitisë gjithashtu ka bërë me kohë të gjitha parapërgatitjet e nevojshme edhe në intervenimin e objekteve shkollore.
“Institucionet komunale të Vitisë mbeten të përkushtuara që të ju krijojnë nxënësve dhe personelit mësimor kushte sa më të mira për zhvillimin e procesit mësimor”, thuhet në komunikatë ne komunës. /2LONLINE/