Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me rastin e festës së Falënderimeve (Thanksgivng) Amerikane, ka mbajtur një takim online me KFOR-in Amerikan në Bosnteel, të cilët i ka uruar me rastin e kësaj feste.
“Kam nderin që të ju transmetoj falenderimet e mija për Zotin, që na ka dhënë bekimin e lirisë që ne gëzojmë dhe për heronjtë si ju, që keni guximin dhe perkushtimin për të siguruar paqën në mbarë njerëzimin. Kosova është e bekuar për miqësinë e përhershme me Amerikën dhe thellësisht mirënjohëse për gjithë atë që SHBA dhe populli amerikan kanë bërë dhe po bëjnë për vendin tonë. Me dëshirat më të sinqerta për shëndetin, shërbimin, punën, si për ushtaret po ashtu edhe për familjet e tyre, iu uroj festën e Falenderimeve amerikane”, u shpreh Haliti,
Ai ka theksuar se pandemia “Covid 19” ishte shkaktari i cili e pamundësoi zhvillimin e aktiviteteve të planifikuara kulturore, tanimë tradicionale. /2LONLINE.com/