Nënkryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, Përfaqësuesit e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe përfaqësuesit e projektit “FIERC”, kanë mbajtur sot takimin e parë të Forumit të Komunitetit për Interes Publik, me ç’rast u formua edhe grupi punues i këtij forumi, i përbërë prej 13 anëtarëve
. Ky forum do ti kryej detyrat dhe përgjegjësite në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit e cila është nënshkruar në muajin shkurt të këtij viti, në mes të kryetarit të komunës Sokol Haliti dhe QKSS-së, e ku prezent ishte edhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jӧrn Rohde.
Kjo marrëveshje ka për qëllim nxitjen e marrëdhënjeve dhe bashkëpunimit ndëretnik në komunën e Vitisë. /2LONLINE/