Me qëllim të planifikimit të buxhetit komunal për periudhën 2018-2020 Zyra për Informim Publik, Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim në bashkëpunim me Zyrën e Kryetarit ka paraparë që gjatë këtij viti të mbajë 26 diskutime publike.
Këto diskutime publike do të mbahen gjatë muajit gusht dhe shator të këtij viti dhe atë jo vetëm me banorë të lokaliteteve të ndryshme por edhe me kategoritë e ndryshme të shoqërisë.
Për më shumë shikoni orarin e diskutimeve publike.