19 vite më parë Alenaca Veriantlantike NATO, kishte filluar bombardimet kundër caqeve ushtrake serbe.
Për të përkujtuar këtë ngjarje e cila i dha edhe fund luftës në Kosovë, komuna e Vitisë, konkretisht kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, ushtarë të KFOR-it Amerikan si dhe me ansable të shoqërive kulturore e artistike që po marrin pjesë në festivalin e këngëve dhe valleve “Flakadani i Karadakut 2018”, kanë vizituar dhe nderuar bustin e diplomatit amerikan Richard Holbrook.
Kështu kanë falënderuar NATO-në, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës që përmes bombardimeve i dhanë fund vuajtjeve të popullit të Kosovës.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash tha se e gjithë Kosova ju është mirënjohës për atë se çka ka bërë NATO për vendin dhe shtoi se kjo datë duhet të shënohet vazhdmisht me qëllim që Kosova të jetë gjithëmonë mirënjohës miqëve të saj që ndalën krimet e Serbisë në Kosovë.