Përmes një shkese që ka pranuar kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ai është njoftuar zyrtarisht se kjo komunë ka kaluar kriteret e qasjes dhe është kualifikuar për Garantin e Përfromancës-Mjedisi i Pastër.
Në këtë shkresë që është në emër të Komitetit Drejtues të Grantit të Performancës- Mjedisi i Pastër ndër tjerash thuhet:
“Në emër të Komitetit Drejtues, ju përgëzojmë për përkushtimin e komunës suaj drejt krijimit të një mjedis të pastër dhe shpresojmë që në të ardhmen bashkëpunimi do të vazhdojë në këtë fushë., më qëllim të zhvillimit të proceseve drejtë ekonomisë qarkore, në pajtueshmëri me agjendën e gjelbër”.
Ndërkaq kryetari Haliti, ka potencuar se qeverisja komunale e Vitisë gjatë këtyre viteve ka punuar shumë në ruajtën e mjedisit dhe krijimit të sa më shumë hapësirave të gjelbër dhe të pastër për të gjithë qytetarët e kësaj komune duke shtuar se ata do të vazhdojnë të i japin një rëndësi të veçantë kësaj fushe. /2LONLINE.com/