Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi në selinë e UNDP-së në Prishtinë janë pritur sot në një takim nga përfaqësues të projektit ReLOaD.
Gjatë këtij takimi ata janë njoftuar mbi punët që po zhvillohen në kuadër të projektit ReLOaD.
Kryetari Haliti tha se kjo komunë ka nderin që po bashkëpunon me këtë projekt , duke e cilësuar atë si jetike dhe të rëndësishëm pasi sipas tij me këtë po fuqizohen organizatat jo qeveritare, shoqatat, klubet sportive, shoqëritë kulturore artistike etj.