(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti së bashku me drejtorin e Arsimit Qahil Sinani, kanë vizituar sot Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti si dhe paralelen e ndarë në fshatin Pozheran ku aktualisht janë duke u zhvilluar punimet në renovimin e objekteve shkollore.
Me këtë rast Kryetari Haliti dhe Drejtori Sinani kanë thënë se renovimi i këtyre objekteve shkollore por edhe të disa të tjerave, është duke u bërë me qëllimin më të mirë që të krijohet kushte të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor.
Për ndryshe kur është bërë asfaltimi i rrugës në fshatin Pozheran, Komuna e Vitisë ka bërë edhe asfaltimin e rrugës deri në hyrje të kësaj shkolle. /2L ONLINE/