(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë sot pjesë në ceremoninë e publikimit të rezultateve të Indeksit të Konkurrencës në Komuna (IKK) për vitin 2014, duke e pranuar vendin e parë në nivel vendi.
Gjithashtu kjo komunë është cilësuar me përformancën më të mirë në administratën komunale si dhe në përmirësimin më të madh në infrastrukturën komunale. Indeksi i Konkurrencës në Komuna (IKK) për vitin 2014, është organizuar nga USAID dhe UBO Consulting dhe është i dedikuar për vlerësimin e lehtësirave e të bërit biznes, qeverisjen me ekonomi dhe përpjekjet reformuese administrative nga pushtetet lokale të Komunave në tërë Kosovën drejtë zhvillimit të sektorit privat.
Gjatë këtij takimi kryetari Haliti foli rreth reformave të bërë nga Komuna e Vitisë për përmirësimin e ambientit të biznesit.
“Komuna e Vitisë është ndër komunat e para që ka marrë vendim për lirimin e bizneseve nga të gjitha taksat komunale. Kemi miratuar Planin Zhvillimor Komunal dhe Urban ku janë të parapara zonat industriale ku bizneset mund të investojnë si dhe projektet që mund të realizohen përmes partneritetit publiko privat. Komuna jonë gjatë këtij viti të bazuar në dokumentet të miratuara edhe më herët ka marrë vendim të përkrah investitorët të ndryshme siç është rasti i fundit në prodhimin e energjisë alternative ku Kuvendi Komunal ka dhënë pëlqimin e saj.” U shpreh Haliti.
Ai mandej tha se kjo komunë është e përkushtuar që bizneseve të krijoj kushte në infrastrukturë duke investuar në rregullimin e rrugëve, ujësjellësve,kanalizimeve si dhe infrastruktura të tjera që cilësohen si parakusht për zhvillimin e biznesit. Gjatë këtij takimi ka folur edhe Chris Edwards ud.Drejtor i Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar i SHBA-së (USAID) Misioni në Kosovë.
Përndryshe komuna e Vitisë ka marrë vendin e parë në nivel vendi. Gjithashtu kjo komunë është cilësuar me përformancën më të mirë në administratën komunale si dhe në përmirësimin më të madh në infrastrukturën komunale.
Indeksi i Konkurrencës në Komuna (IKK) për vitin 2014, është organizuar nga USAID dhe UBO Consulting dhe është i dedikuar për vlerësimin e lehtësirave e të bërit biznes, qeverisjen me ekonomi dhe përpjekjet reformuese administrative nga pushtetet lokale të Komunave në tërë Kosovën drejtë zhvillimit të sektorit privat./2L ONLINE/